Rreth nesh
Çdo detaj ka rëndësi.
NEOMA është studio arkitekture dhe dizajni interieri me bazë në Gjakovë. Projektojmë ndërtesa banimi dhe hapësira afariste, nga ideja fillestare te vizatimet teknike, pamjet 3D dhe mbikëqyrja e punimeve.
Shiko shërbimet tona
01 / Filozofia jonë
Thjeshtësi në formë.
Thjeshtësi në formë.
Vlerë në përdorim.
Për ne, një projekt i mirë i përgjigjet mënyrës si jetoni dhe e përdorni hapësirën. Fillimisht kuptojmë nevojat tuaja dhe veçoritë e vendit, pastaj punojmë mbi zgjidhje të qarta e funksionale.
Nga skica e parë te përzgjedhja e materialeve, synojmë hapësira të rehatshme, të menduara për përdorim afatgjatë dhe në harmoni me mjedisin përreth.
Le të flasim për idenë tuajShërbime për çdo fazë të projektit.
01
Projektim arkitekturor
- Ndërtesa banimi dhe objekte afariste
- Zhvillim i konceptit dhe propozime për projektin
- Ndërtesa të reja dhe zgjerime të objekteve ekzistuese
- Projektim i fasadave dhe rinovim i ndërtesave
02
Vizatime teknike dhe dokumentacion
- Planimetri, prerje dhe fasada
- Vizatime për zbatim dhe detaje ndërtimore
- Dokumentacion për projektin paraprak
- Bashkëpunim me konsulentë inxhinierikë
03
Vizualizime dhe renderime 3D
- Pamje fotorealiste të eksterierit
- Vizualizim 3D i interierit
- Animacione arkitekturore dhe shëtitje virtuale në projekt
- Studime të vëllimeve dhe modele për prezantim
04
Dizajn interieri
- Interiere për banim dhe hapësira afariste
- Organizim i hapësirës dhe planifikim i mobilimit
- Përzgjedhje materialesh, ngjyrash dhe ndriçimi
- Projektim mobiliesh me porosi dhe elementesh prej druri
05
Planifikim urban dhe projektim peizazhi
- Planifikim i parcelës dhe propozime për zhvillimin e saj
- Komplekse banimi dhe projekte me funksione të përziera
- Hapësira të jashtme, oborre dhe tarraca
- Projektim peizazhi dhe hapësirash publike
06
Menaxhim projekti dhe mbikëqyrje punimesh
- Koordinim i projektimit
- Monitorim i ecurisë së punimeve
- Këshillim për materiale dhe finitura
- Kontroll i cilësisë dhe i zbatimit të projektit